Ballina Bota

SOFJE – Zaev dhe Cipras takohen sërish për çështjen e emrit

SOFJE, 17 maj /ATSH-MIA/ – Në kuadër të Samitit BE-BP, që filloi sot në Sofje, në vijim është takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në përpjekje për të afruar qëndrimet për çështjet e kontestueshme në negociatat mes dy vendeve rreth zgjidhjes së çështjes së emrit.

Konfirmimi i mbështetjes së dakorduar deri tani për vazhdimin e procesit si dhe përpjekjet për afrimin e qëndrimeve lidhur me çështjet kontestuese, përmasat e përdorimit dhe ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë, janë temat e takimit kokë më kokë mes dy kryeministrave.

Ky është takimi i dytë Zaev-Cipras pas ripërtërirjes të negociatave për emrin, pas atij në Davos./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi takon Cipras, kërkon mbështetje për liberalizim të vizave
Artikulli tjetërITALI – Negociatat e fundit para një qeverie të mundshme populiste