Ballina Kryesore

Rama merr pjesë në Samitin e Sofjes

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155813925336523/

TIRANË, 17 maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Fillimisht, Kryeministri Rama është pritur nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pritësi i këtij takimi.

Më pas, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komisionit Europian, Donald Tusk.

Kryeministri Rama gjithashtu është takuar edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Rama gjithashtu është takuar me Presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker dhe Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve europiane, janë mbledhur sot në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – BE mbështet plotësisht rrugëtimin europian të Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërUshqimet që lehtësojnë simptomat e artritit