Ballina Aktualitet

BE përgëzon goditjen e krimit në Shqipëri

TIRANË, 13 maj /ATSH/- Bashkimi Europian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një njoftim për shtyp, Zyra e BE-së në Tiranë citon se, “ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. e.xh//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • be
Artikulli paraprakINDONEZI – Njëmbëdhjetë të vdekur pas një sulmi kamikaz të kryer nga e njëjta familje
Artikulli tjetërKOMENT – Samiti BE-Ballkan nën hijen e sfidave të Trump-it në Europë