Superheronjtë e ‘Avengers-Infinity War’, surprizuan pubikun shqiptar

TIRANE,11 Maj /ATSH/ – Publiku shqiptar, sikurse ai në mbarë botën ka pritur me padurim premierën më të re me superheronj nga Marvel. ‘Avengers-Infinity War’ mbushi sallat e kinemave Imperial gjatë premierës së shfaqur mbrëmjen e djeshme.

Superheronjtë e Marvel: që nga Hulk, tek Spider Man, Iron Man e shumë figura të tjera, pjesë të albumit me heronj të mirë dhe të këqinj,janë ata që përbëjnë kapitullin e tretë të kësaj sage të “Avengers”, ku nuk mungon Tanosi i tmerrshëm dhe një larje hesapesh me të, i gatshëm të shkatërrojë planetet dhe njerëzimin.

Një kast aktorësh të zgjedhur nga më të paguarit, të gjithë për një film që pretendon rekord shikueshmërie dhe arkëtimesh. Superheronj që shpëtojnë botën, e që bashkë me të shpëtojnë edhe Hollivudin me arkëtimet marramendëse.

Ritem, aksion, ironi, efekte speciale, femra të forta dhe luftëtare, krenari afro-amerikane përmes heroit të Black Panther, të gjitha këto në një emërues të përbashkët: superheronjtë e ‘Avengers-Infinity War’./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.