TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Të rinjtë në qytetin e Korçës tashmë kanë një hapësirë të re, këndin e gjimnastikës.
Në ceremoninë e përurimit të zhvilluar sot ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili tha se “sporti dhe aktivitetet fizike janë mundësia më e mirë për të përmirësuar stilin e jetës së të rinjve, për t’u dhënë atyre potencial dhe motivim”.
Ky projekt u realizua nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me GIZ Albania dhe organizatën Gruaja në Zhvillim Korçë.
I vendosur në kodrat e qytetit, ky kënd gjimnastikor vjen si një mundësi ndryshe për të rinjtë korçarë./k.s/