Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/5/2018

TOKIO – Kryeministri kinez, Li Keqiang takohet me zyrtarët e lartë japonez, perandorin e Japonisë dhe viziton Hokaidon.

ATHINË – Vizitë zyrtare e princit Charles dhe të bashkëshortes së tij Camilla me ftesë të presidentit Prokopis Pavlopulos.

BUDAPEST – Viktor Orban zgjidhet zyrtarisht kryeministër nga parlamenti për një mandat të tretë radhazi në krye të Hungarisë.

UASHINGTON – Donald Trump pret në bazën e “Andrews”, pranë Uashingtonit, tre amerikanët e liruar nga regjimi koreanoverior.

JORDANI – Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvillon mbledhjen e saj vjetore në brigjet e Detit të Vdekur.

LISBONË – Zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e konkursit të 63-të të këngës së Eurovizionit.

KANË – Festivali ndërkombëtar i filmit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Macron: Ta kapërcejmë egoizmin për të riformuar Europën
Artikulli tjetërPërmetarët janë ndër të parët që meritojnë anëtarësimin në BE