TIRANË, 9 maj/ATSH/ – Si pjesë e aktiviteteve të “Javës së Europës”, sheshi “Skënderbej” mirëpriti sot që nga mesdita “Fshatin BE”, me kënde të ndryshe kushtuar të rinjve, fëmijëve, por jo vetëm.
“Fshati BE” është pjesë e aktiviteteve të “Javës së Europës” dhe organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimit Europian në Tiranë dhe projektet e financuara nga BE. Këndi i folësve të BE-së ofroi mundësi të ndryshme për të diskutuar dhe shkëmbyer përvoja.
Aktivitete të ndryshme, që nga vallet e Shqipërisë së Veriut dhe Jugut nga nxënësit e shkollës “Ardian Klosi”, e deri tek viti Europian i Trashëgimisë Kulturore: Aty ku e shkuara takon të ardhmen. Një tjetër kënd dedikuar të rinjve “Të studiosh në BE: si dhe ku?”.
Për t’u bërë pjesë e e këtyre aktiviteteve, inkurajohen familjet pasi pasditja e sotme rezervon surpriza dhe aktivitete për fëmijët.
z.tosku//r.e/






















