Ballina Bota

GJERMANI – “Dieselgate” – Rreth 60 000 Audi me parregullsi

BERLIN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Priodhuesi gjerman i automjeteve “Audi”, markë e grupit “Volkswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7 pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel.

“Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve në kuadër të hetimit të brendshëm mbi dieselin”, njoftoi grupi në një komunikatë.

Agjencia Federale e Automjeteve (KBA) njoftoi nga ana e saj se “ka filluar një hetin mbi dyshime në lidhje me manipulime në automjetet modele A6/A7, ku në Gjermani preken rreth 33 000 makina, ndërsa në gjithë botën rreth 60 000”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“1 miliardë për Rindërtim”, 70% e investimeve në veri
Artikulli tjetërAeroporti i Vlorës me çmimet më të ulta në Ballkan