Ballina Aktualitet

Dorëheqja e Tahirit nga mandati është lojë

TIRANE, 6 Maj /ATSH/- Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi sot se dorëheqja nga mandati që bëri Saimir Tahiri është një lojë e tij dhe Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Paloka tha se Rama vijon të mbrojë Tahirin.

“Dorëheqja është një lojë e tij për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Tahiri vazhdon të bredhi i lirë dhe i pa shqetësuar. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, por Rama e bllokoi, tha Paloka.

Ndërkohë si kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen ‘Tahiri, Paloka tha se “çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjeshtë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama. Ne do të vazhdojmë deri në fund megjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente”./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHËNIM – Putin përgatit rizgjedhjen president
Artikulli tjetërIrena Toçi shfaqet për herë të parë si aktore, filmi pjesë e konkurrimeve ndërkombëtare