Ballina Lajme nga Vendi

Ylli i pop-it, Adele mbush 30 vjeç

TIRANË, 5 Maj/ATSH/.- Ajo mes Adele, muzikës dhe audiencës së saj është një histori dashurie e filluar 10 vjet më parë, kur hiti i saj i parë “Hometown Glory” i hapi rrugën  karrierës së saj të pabesueshme.

Kanë mjaftuar tre rekorde për ta bërë atë një diva muzikore, si dhe një nga gratë më të pasura në botë me një pasuri që është rreth 150 milionë euro. Këngëtarja e Rolling In The Deep ka shumë arsye për të festuar.

Në vitin 2006 regjistron disa këngë dhe i publikon në Myspace. Këngët fituan menjëherë sukses. Në 2008 firmos një kontratë diskografike me XL Recording dhe publikon këngën e saj të parë “Chasin Pavemnets”, që i paraprin albumit “19”.

Në 2009 fiton Grammy Awards si këngëtarja më e mirë interpretuese. Në 2011 është viti i hit “Rolling in the Deep” dhe të famshmes “Someone like you””. Por Adele anulon turnetë per probleme të kordave vokale. Në 2011 këngëtarja bëhet nënë për herë të parë e një djali, Angelo.

Në 2013 fiton çmimin Oscar ” me këngën “Skyfall”, kolonë zanore në një film të James Bond. Në 2005 , pas 4 vitesh pushim, Adele publikon këngën “Hello”.

Në moshën 30-vjeçare, Adele nuk është vetëm një nga yjet më të rëndësishëm pop të kohës së saj, por edhe një grua e realizuar: nëna e engjëllit të vogël dhe gruas së Simon Koneckit.

Adele në vitet e fundit është përballur gjithashtu me një ndryshim të madh fizik, duke humbur 30 kg dhe duke udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Adele, emri i vërtetë i së cilës është Laurie Blue Adkins  ka lindur më 5 maj 1988 në Londër./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMori lejen e legalizimit pas 8 vitesh, apeli i qytetarit: Mos kërkoni miq, shkoni te “bashkëqeverisja”
Artikulli tjetërHaradinaj: Brezi i UÇK-së, kaloi një rrugë të gjatë deri në liri