Kepi i Rodonit, destinacioni i fundjavës
Kepi i Rodonit, destinacioni i fundjavështtps://ata.gov.al/2018/05/05/kepi-i-rodonit-destinacioni-i-fundjaves/Zona e Ishmit në Durrës tashmë ka të plotësuar infrastrukturën rrugore, ç'ka ofron të gjitha mundësitë për banorët e zonës që të zhvillojnë bizneset familjare, por edhe të mbërrijnë më shpejt në hapësirat e tregtimit të produkteve bujqësore. Po ashtu, Kisha e Shën Ndout, kalaja e Skënderbeut dhe peizazhet natyrore janë lehtësisht të arritshme për vizitorët që prej kohësh e kanë zgjedhur Kepin si destinacion të fundjavës.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 05.05.2018
TIRANË, 5 maj/ATSH-Maela Marini/ – Rreth 5 mijë banorë të njësisë administrative Ishëm në Durrës, përfitojnë nga rikonstruksioni i segmentit rrugor Lalëz-Bicë-Draç, ndërkohë që ky aks lehtëson lëvizjen edhe për vizitorët që zgjedhin Kepin e Rodonit si destinacion të fundjavës.
Rruga drejt Kepit të Rodonit ishte segmenti i fundit ku nevojiteshin ndërhyrje në njësinë administrative Ishëm, ndaj dhe përfundimi i saj kompleton infrastrukturën rrugore të kësaj zone.
Falë investimeve të qeverisë dhe zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor me gjatësi 6.8 km krijon mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit. Po ashtu, rreth 1200 fermerë e 200 peshkatarë përfitojnë akses të shpejtë në tregje.
Zona e Ishmit në Durrës tashmë ka të plotësuar infrastrukturën rrugore, ç’ka ofron të gjitha mundësitë për banorët e zonës që të zhvillojnë bizneset familjare, por edhe të mbërrijnë më shpejt në hapësirat e tregtimit të produkteve bujqësore.
Po ashtu, Kisha e Shën Ndout, kalaja e Skënderbeut dhe peizazhet natyrore janë lehtësisht të arritshme për vizitorët që prej kohësh e kanë zgjedhur Kepin si destinacion të fundjavës.
























