TIRANË, 3 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet me intervale të shkurtra kthjellimi në orët e para të mëngjesit më pas mot me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herë pas hershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-20 m /sek. Deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 3.8 metra. Mjegull/mjegullinë, për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 12/ 23
Vendet e ulta 13/25
Vendet bregdetare 16/24 /e.malaj/ /a.g/























