Ballina Bota

ITALI – Mattarella presion partive për krijimin e qeverisë

ROMË, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Italisë, Sergio Mattrella do të thërrasë ditën e hënë partitë për një sërë këshillimesh në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë.

Këshillimet do të zhvillohen në një ditë të vetme.

”Presidenti po ushtron presion mbi partitë. Prej dy muajsh pozicionet e partive janë të pandryshueshme. Nuk u prodhua asnjë perspektivë që të krijonte maxhorancën qeverisëse”, thekson presidenca në një komunikatë.

Aty theksohet se ”në ditët qe kaluan nuk rezultoi frytdhënë as marrëveshja e lëvizjes L5Y (Lëvizja Pesë Yjet) me Partinë Demokrate (PD, e majtë)”.

Presidenti Matarella do të zhvilloje konsultime të reja në një ditë të vetme, këtë të hënë, për të verifikuar nëse partitë kanë perspektiva për të formuar qeverinë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTruri i njerëzve që meditojnë, shtatë vjet më i ri
Artikulli tjetërFluksi i turistëve të huaj ‘rrëzon’ valutat