Ballina Lajme nga Vendi

Marcelo: Ishte penallti, e preka topin me dorë

TIRANË, 2 Maj/ATSH/ -“E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën.”

Është i sinqertë në deklaratën e tij pas ndeshjes me Bayernin mbrojtësi brazilian i Realit Marcelo.

Një pohim që i shton edhe më tej dyshimet se Reali i Madridit pati edhe ndihmën e gjyqtarit turk Cakir, për t’u kualifikuar në finalen e Championsit.

Gjithsesi, Marcelo mundohet ta justifikojë arbitrin, që, sipas tij, nuk sinjalizoi, pasi nuk e vuri re prekjen me dorë.

“Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër.”

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakViti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkëpunim mes arkivave të Shqipërisë e Kosovës
Artikulli tjetërReal Madrid-Bayern, mungojnë tre penallti për bavarezët