TIRANE,1 Maj /ATSH/ – Një spektakël i që i referohet rrugëtimit që çdo pjesëtar danci përshkon në meridianet e planetit me emrin kërcim, pritet të ngjitet premierë sot në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë.
I titulluar “Pjesë e identitetit” kjo shfaqje me ide, koncept dhe koreografi të Artan F. Ibershimi dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, evokon pasurinë emocionale që përftohet nga kërcimi.
Trajtimi i përmbajtjes së kësaj vepre koreografike u adresohet problematikave në artin e dancit që nga momentet e shfaqjes së tij si dëshirë, pasion, ëndërr, duke përparuar si përpjekje, zhgënjim, edukim dhe duke kulmuar me jetën brenda tij si një kërkim i së vërtetës.
Vazhdimisht ne ngarkojmӫ ӫndrren mbi qenien tonӫ dhe e ankorojmӫ ate nӫ limane tӫ shkretuara pӫr ta ridimensionuar si shpresӫ e rikthimit tek ajo që duam vërtet. Këto imazhe të gjymtuara dhe të munguara nӫ kohë bӫhen pjesӫ të memories qӫ na identifikon.
Spektakli “Pjesë e identitetit” nën interpretimin e Aulona Hoxha, Armando Rustemi, Arlinda Mulgeci, Klea Shaqiri, Altin Gega, Tringa Shala, Valter Hana mbas kryeqyteti do të udhëtojë dhe në teatrot e qyteteve të Shqipërisë, në teatrin ”Petro Marko, Vlorë më datë 3 maj ora 19:00, Universitetin ”Luigj Gurakuqi”, Shkodër më datë 7 maj ora 11:00 dhe në teatrin ”Andon Zako Çajupi”, Korçë më datë 10 maj ora 19:00./a.a/ /a.g/











