TIRANË, 1 maj/ATSH/- Si një nga prioritetet e qeverisë, punësimi në vend ka shënuar rritje, ku vetëm gjatë muajit prill janë punësuar 2738 persona në të gjithë vendin.
Që prej datës 1-30 prill përmes Zyrave të Punës të ngritura në qytetet kryesore të vendit, janë punësuar një numër i lartë personash.
Sipas shifrave të publikuara nga Zyrat e Punës, u kryen 2738 ndërmjetësime të suksesshme, duke mundësuar përfshirjen në punë edhe të shumë individëve që deri dje merrnin ndihmë ekonomike.
Objektivi i qeverisë është që vetëm përmes Shërbimit Kombëtar të Punës, të bëhet i mundur punësimin e 25 mijë personave deri në fund të këtij viti.
Objektivat e punësimit sipas qarqeve:
Shkodër 241
Kukës 103
Lezhë 96
Durrës 536
Dibër 92
Tiranë 539
Elbasan 122
Fier 307
Berat 144
Korçë 245
Vlorë 230
Gjirokastër 83
/k.s/ /a.g/























