ABU DABI, 28 prill /ATSH-DPA/ – Ekipi i ”Fujairah” shkarkoi trajnerin Diego Armando Maradona pasi ky i fundit nuk arriti ta çojë ekipin në Premier League e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Vendimi erdhi pas barazimit 1-1 me ”Khorfakkan”.
Deri tani nuk ka një reagim nga ylli i futbollit argjentinas, 57 vjeç.
Maradona ka qenë edhe trajner i Argjetinës, 2008-10, dhe i ”Al Wasl” gjatë viteve 2011 dhe 2012./ a.jor.











