TIRANË, 27 Prill/ATSH/ Qendra e Prrenjasit është transformuar tërësisht pas realizimit të projektit të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane.
Investimi me vlerë rreth 80 milionë lekë, më në fund i jep edhe Prrenjasit qendrën e munguar.
“Mirëmëngjes dhe me këto to pamje të qendrës së Prrenjasit mbrëmë, pas realizimit të projektit të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në facebook, teksa ka postuar 3 foto nga qendra e re e Prrenjasit.
Falë investimeve të qeverisë, do të rikonstruktohet edhe Qendra kulturore e Prrenjasit duke e shndërruar në një qendër multidimensionale, ndërsa edhe Prrenjasi për herë të parë do të ketë një bibliotekë.
/gj.mima/ /a.g/
























