TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Qeveria miratoi sot emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.
Kryetar i këtij Komisioni do të jetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Mimoza Dhëmbi, Etleva Haka anëtare, Mirjana Zisi, Ahmet Mançellari.
Po ashtu qeveria vendosi sot për propozimin Kuvendit për emërimin e Ketrin Topçiut anëtare të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
/gj.m//r.e/











