Ballina Kulturë

FOTO/ Restaurohet Pllaka e Kangjellës e shekullit të VI

TIRANE, 25 Prill /ATSH/ – Një pllakë kangjelle, e cila gjendet në fondet e Muzeut Historik Kombëtar restaurohet nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar .

Pllaka është gjetur pranë bazilikës B, në qytetin antiko mesjetar të Bylisit. Muzeu Historik Kombëtar e zotëron në fondet e tij këtë pllakë kangjelle, e cila daton në shek. VI m. Kr.

Specialistët e Sektorit të Artit pranë IMK dhe MHK janë duke kryer ndërhyrje konservuese në objektin e dëmtuar.

Alban Balla, mjeshtrin i gurit dhe i mermerit është duke dhënë kontributin e tij të vyer përgjatë këtij procesi.

Së shpejti, objekti do të ekspozohet në pavionin e lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxënësit e Liceut Artistik vizitojnë Terminalin Perëndimor në portin e Durrësit
Artikulli tjetërDialogu me Serbinë i vështirë, por është rruga e vetme për të ecur përpara