Ballina Bota

MAQEDONI – Zbulohen fosilet e një elefanti

NEGOTINË, 24 prill /ATSH-MIA/ – Mbetje fosile nga një elefant i ngordhur prej rreth tetë milionë vitesh janë zbuluar në afërsi të Disanit të Poshtëm të Negotinës. Sipas shqyrtimeve të para, me siguri bëhet fjalë për mbetje të një kafshe me peshë rreth 10 tonë.

Ministri maqedonas i Kulturës, Robert Allagjozovski deklaroi se bëhet fjalë për një zbulim të madh paleontologjik, në bashkëpunim me shkencëtarët e Muzeut Natyror të Maqedonisë dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Bullgaria.

“Maqedonia ka disa zbulime të rralla të jashtëzakonshme dhe kjo është një nga zbulimet më spektakolare”, tha Allagjozovski.

Ai shtoi se Ministria e Kulturës do ta mbështesë punën e këtij ekipi të vlefshëm hulumtuesish./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori Cutillo: Italia, avokate e Shqipërisë në BE
Artikulli tjetërShqipëria, sukses në Samitin e SEECP