TORONTO, 23 prill /ATSH-AFP/ – Një kamion përplasi sot dhjetëra këmbësorë në qendër të Torontos dhe të paktën 10 persona janë plagosur, theksoi policia kanadeze.
Policia theksoi në rrjetin social “Twitter” se përplasja ndodhi në orën (17:27 GMT) pa dhënë detaje nëse bëhej fjalë për një akt terrorist apo aksident.
“Ky kamion ka përplasur këmbësorët në një kryqëzim në Yonge Street dhe Finch Avenue”, sipas policisë.
“Shoferi i kamionit të bardhë, që përplasi dhjetëra këmbësorë në Toronto duke shkaktuar disa të plagosur, u arrestua nga policia kanadeze”, njoftoi policia e qytetit më të madh kanadez.
“Kamioni që përplasi disa këmbësorë (…) u lokalizua dhe shoferi u arrestua”, njoftoi policia./ /ec/