Vijon puna për hapjen e rrugës së Thethit të bllokuar nga dëbora

Vijon puna për hapjen e rrugës së Thethit të bllokuar nga dëbora

Vijon puna për hapjen e rrugës së Thethit të bllokuar nga dëborahttps://ata.gov.al/2018/04/19/vijon-puna-per-hapjen-e-rruges-se-thethit-te-bllokuar-nga-debora/Segmenti rrugor prej 16 kilometrash, nga Qafa Thore deri në qendër të Thethit, është mbuluar nga dëbora e ngrirë, që vende vende arrin në mbi dy metër lartësi. Drejtori i AdZM Shkodër Agim Dardha thotë për ATSH se ”po bëhen të gjitha përpjekjet që kjo rrugë të jetë e kalueshme sa më shpejtë sepse edhe kërkesat për të udhëtuar drejt Thethit, si një nga pikat turistike më të frekuentuara gjatë verës, janë në rritje.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 19.04.2018

TIRANË 19 Prill / ATSH / – Rruga automobilistike që shkon drejt fshatit turistik malor të Thethit, vazhdon të jetë e bllokuar nga dëbora e dimrit.

Segmenti rrugor prej 16 kilometrash, nga Qafa Thore deri në qendër të Thethit, është mbuluar nga dëbora e ngrirë, që vende vende arrin në mbi dy metër lartësi.

Prej një jave, mjetet e ushtrisë dhe ato të Bashkisë së Shkodrës po punojnë për hapjen e kësaj rruge për të mundësuar lëvizjen e banorëve, por edhe të vizitorëve të shumtë, që pëlqejnë të vizitojnë pikën turistike të Thethit, si një nga më të vlerësuarat vitet e fundit për turizmin malor në Shqipëri.

Drejtori i AdZM Shkodër Agim Dardha thotë për ATSH se ”po bëhen të gjitha përpjekjet që kjo rrugë të jetë e kalueshme sa më shpejtë sepse edhe kërkesat për të udhëtuar drejt Thethit, si një nga pikat turistike më të frekuentuara gjatë verës, janë në rritje. Po punohet nga Emergjencat Civile dhe Bashkia Shkodër pa ndërprerje. Me këto ritme mund të duhen ndoshta 3 javë”, thotë ai

Është prag sezoni kur turistët e natyrës dhe të aventurës presin të ngjiten drejt Thethit një nga më të vizituarit për bukuritë natyrore.

Kjo rrugë është një pengesë e përhershme e lëvizjes drejt fshatit turistik.

Pastrimi i saj do të bëjë që së shpejti t’i drejtohen këtij destinacioni turistik  vizitorët dhe agjencitë turistike të vendit dhe ato të huaja. /n.l/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.