“Statusi i naftëtarit”, aplikimet e shqyrtuara dhe miratuara nga Komisioni
TIRANE, 19 Prill /ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit.
Në një njoftim për shtyp MIE bëri të ditur sot se, nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime.
MIE-së publikon listën http://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/Regjistri-me-emrat-e-aplikuesve-te-miratuar-nga-Komisioni.pdf e personave që u është miratuar nga komisioni lëshimi i këtij dokumenti ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera. e.xh/ /a.g/























