Ballina Bota

ITALI – L5Y e gatshme për të diskutuar vetëm me Ligën rreth programit të qeverisë

ROMË, 19 prill /ATSH-AFP/ – Luigi Di Maio, kryetari i Lëvizjes 5 Yjet (antisistem) që u rendit partia e parë në Itali pas zgjedhjeve parlamentare, u shpreh sot i gatshëm për të diskutuar rreth një programi të qeverisë me Ligën e Veriut (ekstremin e djathtë), duke përjashtuar dy partitë e tjera të koalicionit të së djathtës.

Zgjedhjet e 4 marsit nxorrën dy fitues pa shumicën e nevojshme. Luigi Di Maio, liderin e Lëvizjes 5 Yjet (L5Y) me më shumë se 32% të votave, dhe Matteo Salvini, kryetar i Ligës dhe lideri i koalicionit të së djathtës i renditur në krye me 37% të votave.

”Mëngjesin e sotëm biseduam me Matteo Salvinin (liderin e Ligës) dhe ramë dakort për të diskutuar rreth programit”, pohoi Luigi Di Maio, 31 vjeç.

”Formimi i qeverisë do të jetë i mundur vetëm me dy forca politike që janë L5Y dhe Liga”, u shpreh Luigi Di Maio, duke përjashtuar në këtë mënyrë Forza Italia (e djathta) e Silvio Berluskonit dhe Fratelli d’Italia (ekstremi i djathtë), dy partitë e tjera të koalicionit të së djathtës./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Mnuchin: Qeveria Maduro kërcënon stabilitetin rajonal
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte 20 prill 2018