Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/4/2018

BERLIN – Konferencë e përbashkët për shtyp në Berlin mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për reformat e ardhshme në BE dhe situatën në Siri.

LONDËR – Kryeministri indian, Narendra Modi për vizitë në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në samitin e krerëve të qeverive të Komonuelthit.

VARSHAVË – Përkujtohet 75 vjetori i kryengritjes së getos së Varshavës.

AMSTERDAM – Holanda kërkon që çështja e Brexit të dalë përpara gjykatës më të lartë të BE-së.

HAGË – Kryeministri holandez, Mark Rutte pret sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

LONDËR – Samit i krerëve të shteteve të Komonuelthit.

WASHINGTON – Mbledhje e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës, në kuadër të asamblesë së FMN-së dhe Bankës Botërore.

DAMASK – Fillon misioni i ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Duma, për të hetuar mbi sulmin e dyshuar me armë kimike të 7 prillit.

JERUZALEM – Izraeli feston festën kombëtare me rastin e 70 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

HAVANA – Raul Kastro i kalon zyrtarisht presidencën, Miguel Diaz Canel. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 19 Prill 2018
Artikulli tjetërLibri ‘Kurban’ i Kryeministrit përkthehet në italisht