TIRANË, 18 Prill / ATSH / – Bashkia e Gramshit ka nisur fushatën e pastrimit “Për tokën që duam”.
Administrata e kësaj bashkie thotë se gjatë gjithë kësaj jave do pastrohen zonat e qytetit dhe të Njësive Administrative, që konsiderohen të ndotura me mbeturina.
Ndërkaq deri më tani kjo Bashki ka pastruar zona e Pompës së Cekinit, Ura e Prakallinjës dhe hyrja për në fshatin Çerujë.
Gjatë ditëve në vazhdim do pastrohen të gjitha zonat e tjera, ku do përfshihen institucione dhe biznese private në këtë fushatë ndërgjegjësuese./n.l/ /a.g/















