Të vishemi me klas pa shpenzuar shumë

TIRANE,17 Prill/ATSH/ – Kush nga ne nuk do të donte të ndjehej mirë kur takohet me dikë? Kur adhurojmë të ndjehemi me pamjen e duhur në rastin e duhur? Pra, duam të jemi shik dhe super trendi, por edhe të mos shpenzojmë shumë. Ka disa mënyra për këtë.

Këmisha e bardhë
Një veshje klasike që zgjidh çdo situatë. Me pantallona bezhë, apo blu. Sidomos të kuqe. Do të dukeni thjesht perfekte.

Kapele kashte
Gjenden me çmim mjaft të lirë dhe ju japin një ajër elegant dhe plot sharm. Me strehë të gjerë, me një palë syze dielli ju ofrojnë pamjen e një ylli të vërtetë.

Efekti metal
Edhe xhupi i ngjashëm me atë të viteve ’80 qoftë në ngjyrat metal është perfekte për tu ndjerë si një divë dhe në modë.

Perla për të gjithë
Varësja e perlave ndoshta është pak për zonja, por mjafton të ndryshosh përmasat e bizhusë për të patur një super efekt. Një palë vëth të varur do ishin perfekt për çdo rast.

Syzet e diellit
Aksesorët bëjnë ndryshimin. Fokusohemi tek syzet që nuk kalojnë pa u vënë re dhe që mund ti përdorim dhe në mbrëmje, ndoshta dhe për të mbajtur flokët në rregull. Gjithmonë me ne, telashe do keni po i harruat.

Pantallonat 
Të përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhen të mungojnë në garderobë. Kombinohen me një t-shirt të thjeshtë, apo edhe me bluza me dantella e rrjeta për të patur një pamje pa ekzagjerim.

Këpucët
Çfarëdolloj veshje e kombinuar me këpucën e duhur jep rezultate elegante. Më të rejat duan një ngjyrë ari apo tek tonet e bezhës. Me takën 10 nuk do të jenë të vështira për tu mbajtur dhe ju japin një pamje elegante./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.