Ballina Bota

STUDIM – Mbi 100 gjene përcaktojnë ngjyrën e flokëve

LONDËR, 17 prill /ATSH-AA/ – Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë një rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, sipas Anadolu Agency (AA).

Siç thekson “Science Daily” studiuesit kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300 000 personave me origjinë nga Europa.

Të dhënat janë marrë nga disa organizata mes të cilave janë ato britanike “Biobank”, “23andMe” dhe të tjera.

Hulumtimet paraprake vërtetuan se mbi 100 gjene ndikojnë në pigmentimin e flokëve.

Tim Spector, nga Universiteti Kings College në Londër, tha se ky studim do të ketë rëndësi të madhe në mjekësi dhe biologji.

“Ky studim gjenetik mbi pigmentimin do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të sëmundjeve si melanoma, formë agresive e kancerit të lëkurës”, theksoi Spector.

Studimi është publikuar në revistën “Nature Genetics”./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrja e rekomandimit, Basha: Nuk është momenti për të festuar, por për të punuar
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Bisedime të drejtpërdrejta “në nivele të larta” janë zhvilluar me Phenianin