Ballina SPORT

Habit Buffon, e ardhmja në Argjentinë

TIRANË, 16 Prill/ATSH/- Gianluiggi Buffon duket se nuk di të ndalet. Portieri legjendarë  i Juventusit mund të vijojë karrierën e tij në Argjentinë. Ndonëse 40 vjeç, Buffon është i gatshme të shtyjë dhe për 1-vit largimin nga futbolli i luajtur dhe këtë duke nënshkruar një kontratë me skuadrën e Boca Juniorit.

Portieri dhe kapiteni i Juventusit, i cili thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, duket se mund të ndryshojë planet. Mesa duket në drejtim të Buffon ka ardhur një ofertë nga Boca Juniors. Klubi argjentinas kërkon ta transferojë në Buenos Aires, gardianin 40-vjeçar këtë verë me këmbënguljen e ish shokut të skuadrës dhe mikut të ngushtë të Gigit, Carlos Tevez./af/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja shqiptare, miqësore me Jordaninë në 10 tetor
Artikulli tjetërNisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të reja