Kombëtarja shqiptare, miqësore me Jordaninë në 10 tetor

194

TIRANË, 16 Prill/ATSH/- Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga mister Christian Panucci. Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI. /a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.