Ballina Bota

FUTBOLL – Pele: Neymar i gatshëm për Kupën e Botës

DUBAI, 16 prill /ATSH-AFP/ – Mendoj se ai do të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës, sepse lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë, deklaroi Pele, legjenda e gjallë e futbollit, në lidhje me Neymar, që konsiderohet si trashëgimtari i tij.

“Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm për Brazilin, nuk ka asnjë dyshim”, vazhdoi Pele, 77 vjeç, i cili ndodhet në Dubai në kuadër të një ndeshje miqësore.

“Sigurisht që dua që Brazili të jetë kampion bote, por futbolli është një kuti me surpriza”, shtoi “O Rei” (”Mbreti”).

“Kam besim për Botërorin në Rusi (14 qershor-15 korrik) sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer që luajnë në Europë”, theksoi ai.

“Problemi është t’i bëjmë të luajnë bashkë, por mendoj se do të kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, shtoi ai.

Botërori i mëparshëm, i organizuar në Brazil në vitin 2014, përfundoi me një ”përmbytje” të “Seleçao” (7-1) në gjysmëfinale përballë Gjermanisë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRimbursimi i ilaçeve në listë detyrim, kush e pengon do të shkojë në Prokurori
Artikulli tjetërMOSKË – Bursat ruse bien në prag të sanksioneve amerikane