AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/4/2018

TOKIO (Japoni) – Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, në vizitë tre-ditore në Japoni.

PODGORICË (Mali i Zi) – Zgjedhje presidenciale në Malin e Zi.

BOSTON (SHBA) – Pesë vjetori i sulmit gjatë maratonës së Bostonit ku u regjistruan tre të vdekur dhe 264 të plagosur në mesin e spektatorëve.

PARIS (Francë) – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau në vizitë zyrtare në Francë në kuadër të përgatitjes së G7-ës.

HAGË (Holandë) – Mbledhje e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për të diskutuar lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri.

ANKARA (Turqi) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Turqinë në sfondin e tensioneve në rritje midis Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.