Ballina Bota

ATHINË – Liderët turq shprehin ngushëllimet për vdekjen e pilotit grek

ATHINË, 13 prill /ATSH-ANA/ – Kryeministri turk, Binali Yildirim ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për vdekjen e pilotit të forcave ajrore greke, gjatë një bisede telefonike dje me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Piloti Jorgos Baltadoros, u rrëzua me avionin luftarak tip ”Mirage 2000-5”, në detin Egje, pranë ishullit Skyros, kur po kthehej në bazën e tij për shkak të një incidenti me avionët turq gjatë interceptimit të tyre.

Sipas një deklarate të zyrës së kryeministrit grek Cipras, të dy liderët kishin rënë dakort për të mbajtur hapur linjat e komunikimit dhe forcuar dialogun mes dy vendeve.

Cipras ngriti çështjen e dy ushtarakëve grekë, të cilët ishin arrestuar në Turqi, që nga fillimi i muajit mars, të akuzuar për shkelje të vijës kufitare.

Yildirim e informoi kryeministrin grek, Cipras  lidhur me zhvillimin e procesit gjyqësor.

Gjithashtu, të dy liderët zhvilluan diskutime mbi bashkëpunimin dhe shkatërrimin e rrjetit të liderit fetar turk, Fethullah Gylen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor – ‘bie’ sërish euro
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një amerikan ”ringjall” pianot e… Mozartit dhe Shopenit!