AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/4/2018

 

BOAO (Kinë) – Forumi i BOAO për Azinë ose ndryshe Davosi kinez.

PEKIN (Kinë) – Vizitë në Kinë e presidentit filipinas, Rodrigo Duterte​

PARIS (Francë) – Presidenti Emmanuel Macron takohet me princin saudit al Salmane.

VARSHAVË (Poloni) – Tetëvjetori i katastrofës ajrore të Smolenskut, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski.​

MOSKË – Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Yong Ho në vizitë zyrtare.

VJENË – Kongresi i Bashkimit Europian të Gjeoshkencës.

BERLIN – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

PRAGË – Presidenti Milos Zeman takohet me kryeministrin Andrej Babis për krijimin e qeverisë.

UASHINGTON – Presidenti Trump premton vendim të shpejtë për sulmet e mundshme kimike.

UASHINGTON – Mark Zuckerberg shpjegohet para Kongresit për skandalin e të dhënave personale.

RIAD (Arabi Saudite) – Java e parë e Modës në Riad.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Shefi i qeverisë spanjolle në vizitë zyrtare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.