Ballina Bota

ITALI – Arrestohet një prej bosëve të ”Ndrangheta”-s

ROMË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Një prej bosëve të ”Ndrangheta”-s, mafias kalabreze, i cili ndodhej në arrati që prej vitit 2016, u arrestua në Kalabri, njoftoi sot policia italiane.

”Giuseppe Pelle, 57 vjeç, u gjet gjatë natës në një shtëpi në Kondofuri, qytet i vogël pranë maleve Aspromonte”, shtoi policia italiane.

“Ky është një arrestim i rëndësishëm pasi Pelle ishte mes atyre që morën vendime strategjike për ‘Ndrangheta’-n”, deklaroi prokurori Gaetano Paci.

Pelle duhet të vuajë dënimin prej më shumë se dy vitesh, pasi u shpall fajtor për anëtarësim në organizatë mafioze dhe zhvatje.

”Ndrangheta” është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe mafias siçiliane ”Cosa Nostra”.

Ajo është kontrabanduesja më e madhe e kokainës në Europë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTVSH-ja, çfarë ndryshon për biznesin e vogël
Artikulli tjetërAmerikani Davidson me xhubletën tradicionale shqiptare