Ballina Aktualitet

Hapet Konsullata e Nderit e Austrisë në Vlorë

Çelet Konsullata e Nderit e Austrisë në Vlorë

Çelet Konsullata e Nderit e Austrisë në Vlorë“Çelja e kësaj konsullate, e cila do të mbulojë Jugun e Shqipërisë, pas asaj të Shkodrës që mbulon Veriun, vjen në momentin e duhur, atëherë kur na nevojitet të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet jo thjesht diplomatike, por mbi të gjitha ato njerëzore me Austrinë”, u shpreh ministri Bushati i pranishëm në ceremoninë e mbajtur me këtë rast.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 06.04.2018

TIRANE, 6 Prill/ATSH/- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Nderit të Austrisë në Vlorë.

“Çelja e kësaj konsullate, e cila do të mbulojë Jugun e Shqipërisë, pas asaj të Shkodrës që mbulon Veriun, vjen në momentin e duhur, atëherë kur na nevojitet të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet jo thjesht diplomatike, por mbi të gjitha ato njerëzore me Austrinë”, u shpreh ministri Bushati i pranishëm në ceremoninë e mbajtur me këtë rast.

Ministri theksoi ndër të tjera se shtimi i përfaqësisë së Konsullatës së Nderit të Austrisë në Vlorë ka një rëndësi të veçantë sa i përket rritjes së bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve ekonomike.

Bushati tha se qeveria pret që bashkëpunimi ekonomik me Austrinë të rritet, duke pasur parasysh mundësitë ende të pa shfrytëzuara që ofron Vlora dhe projektet e reja ambicioze që pritet të zbatohen në Vlorë. “Edhe projektet gjeostrategjike si TAP, Korridori VIII dhe dalja dhe ushtrimi i veprimtarisë sonë ne Adriatik dhe Jon, jo vetëm ekonomik, por edhe politik dhe njerëzor, që ka një impakt të dallueshëm në Mesdhe luajnë rol të madh në këtë drejtim”, deklaroi Bushati.

Krahas Konsullatës së Nderit të Bullgarisë, tani Vlorës i shtohet edhe Konsullata e Nderit e Austrisë. Konsull është emëruar Arben Malaj.

MEPJ mirëpret rritjen e bashkëpunimit me Konsullatën e Nderit të Austrisë në Vlorë. Me prezencën e Konsullatës në Vlorë, shtetasit shqiptarë të qyteteve të Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës do kenë mundësi të përfitojnë shërbime të nevojshme sa i përket asistencës dhe kërkesave të ndryshme që do kenë në vijim lidhur me shtetin austriak.

Konsullata e Nderit në Vlorë i shtohet 43 konsullatave të tjera të Nderit, që ndodhen aktualisht në vendin tonë. MEPJ e ka mbështetur hapjen e konsullatave të reja të nderit dhe që prej vitit 2013 janë emëruar 17 konsuj nderi të rinj. /a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërhyhet në rezervuarin e Topanasë, shmanget problemi për banorët e Gjirit të Lalzit
Artikulli tjetërStatusi i naftëtarit, arrin në 850 numri i aplikimeve të miratuara