Ballina Bota

SHKUP – Zaev: Përparime për çështjen e emrit

SHKUP, 5 prill /ATSH-MIA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev është optimist pas takimit mes ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

”Ata kanë folur hapur dhe kanë treguar qëndrimet e tyre”, deklaroi Zaev.

“E dinë çka është e mundur dhe çka nuk është e mundur. Kështu që ka lëvizjes përpara. Shpresoj se ministrat sërish do të takohen, me siguri në Ohër më 11 dhe 12 prill. Nuk e di nëse është konfirmuar apo është vetëm një plan. Jam i bindur se po bëjmë hapa përpara”, shtoi ai.

”Jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje që do ta ruajë dinjitetin dhe identitetin e dy vendeve”, theksoi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKallëzim penal për kryebashkiakun e Rrogozhinës
Artikulli tjetërLufta kundër krimit të organizuar, prioriteti i qeverisë shqiptare dhe SHBA-së