Ballina Lajme nga Vendi

Pranvera shpërthen në çantat me lule

TIRANË, 5 Prill/ATSH/.- Lule, lule dhe akoma lule. Pas dimrit aq gri e të gjatë, nuk duam të rrethohemi nga gjë tjetër!

Me plot ngjyra dhe më romantiket çantat me stampime, të qëndisura ose me aplikime janë “top” të pranverës 2018.

Perfekte për të kompletuar një veshje bon ton me ngjyra pastel. Por edhe për të gjallëruar me një detaj të thjeshtë pamjen e atyre që nuk pëlqejnë të vishen me ngjyra shumë të ndritshme edhe gjatë verës.

Këto çanta mund të rigjallërojnë një veshje komplet të zezë duke i dhënë ngjyrë dhe feminilitet.

Çanta me rrip të vogël dhe të gjatë, portofola; nuk ju mbetet tjetër veç të zgjidhni sa më shumë që mundeni./Grazia/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga një shesh parkimi e balte në kënd lojërash, nis rehabilitimi i bllokut të NSHRAK-ut
Artikulli tjetërGREQI –  Tzanakopulos: Marrëveshje për borxhin deri në gusht 2018