XHAKARTA (Indonezi) – Gjykata vendos sot për Kiki Muhammad Iqbal, i akuzuar për ideimin e atentatit terrorist në një terminal autobusësh në vitin 2017. Rrezikon 12 vite burg.
HANOI (Vietnam) – Vizitë e ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi.
PEKIN – Vizitë zyrtare e presidentit zimbabvian, Emmerson Mnangagwa.
PARIS – Protestë kundër nje reforme qeveritare për ”Air France”.
KOPENHAGË – Proces gjyqësor kundër Peter Madsen, i akuzuar për vrasjen e gazetares, Kim Wall në një nëndetëse artizanale në gusht 2017.
BERLIN – Data e fundit për dëbimin nga Gjermania të katër diplomatëve rusë për çështjen Skripal.
MOSKË – Vizitë zyrtare e ministrti të Jashtëm bangladeshas, Abul Hassan Mahmood Ali.
UASHINGTON – Pritja tradicionale në Shtëpinë e Bardhë për Vezët e Pashkës nga zonja e parë, Melania Trump.
PALM BEACH – Presidenti Donald Trump kalon fundjavën në Mar-a-Lago.
JERUZALEM – Celebrimi i Pashkëve në Murin e Lotëve.
GAZA – Mbetet e tensionuar gjendja mes palestinezëve dhe izraelitëve./ a.jor.























