Ballina Ekonomi

Euro, monedha e preferuar për kursimet e shqiptarëve

TIRANË, 1 prill /ATSH/- Euro zë 53% të totalit të depozitave, duke mbetur monedha e preferuar për kursimet në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i depozitave në muajin shkurt 2018 shënoi nivelin 995 miliardë lekë, ose 0.65% më pak se në muajin janar 2018.

Por ndërkohë për këtë periudhë (muajin shkurt), depozitat e reja shënuan nivelin 631 milionë euro.

Depozitat e reja në muajin shkurt ishin 631 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që evidentojnë se, 80% e tyre u depozituan në llogari rrjedhëse.

Individët zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në euro, me 80% të totalit. /e.xh//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEJRUT – Marrëveshja e parë me rebelët për evakuimin e civilëve nga Duma
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE kërkon hetim të pavarur për të vrarët në Rripin e Gazës