PEKIN, 30 mars / ATSH/ – Këshilli i Shtetit të Kinës ka lëshuar disa udhëzime mbi rishikimin dhe transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale tek investitorët e huaj, sipas CRI.
Sipas një deklarate të Këshilli të Shtetit, qeveria do të rishikojë transferimet e propozuara të të drejtave të pronësisë intelektuale që përfshijnë dizajnin e gjysmëpërçuesve të integruar, të programeve kompjuterike dhe të varieteteve të bimëve të reja.
Sipas kësaj deklarate ky rishikim do të verifikojë ndikimin e transferimeve të të drejtave të pronësisë intelektuale ndaj sigurisë kombëtare dhe ndikimet e kapacitetit të inovacionit në teknologjinë kryesore.//a.i/






















