Ballina Lajme nga Vendi

Moda, në pranverë lulëzon e kuqja

TIRANË, 30 Mars/ATSH/.- E deshëm atë gjatë gjithë dimrit dhe e veshëm edhe tek këmbët, në çizme: pranvera e sapo ardhur e konfirmon atë si një ngjyrë super të modës dhe për të cilën ne nuk mund të bëjmë pa të: është e kuqja, sidomos në nuancat e saj më të ndritura dhe energjike, një simbol i pasionit dhe vitalitetit. Është veshur vetëm ose në kombinim me ngjyra të tjera, duke përfshirë rozën në veçanti.

Kompania Pantone ka treguar se Cherry Tomato (nëse doni ngjyrën e saktë bëhet fjalë për nuancën e shënuar me kodin 17-1563) si një nga hijet e modës së sezonit të bukur 2018. Kjo është një ngjyrë e kuqe intensive dhe energjike: siç e thotë tashmë emri i saj në gjysmë të rrugës midis tonit të ndritshëm të domates dhe të qershisë dhe duke e veshur atë nuk mund të shkohet pa u vënë re.

I shkon edhe bruneve edhe biondeve: rrit ngrohtësinë e ngjyrës mesdhetare, tipike për ata me flokë të errët, por rrit shkëlqimin e toneve të qarta të lëkurës.

Nëse një vështrim i përgjithshëm në të kuqe, si ai i propozuar për shembull nga Versace, ju duket sikur bie shumë në sy, ju mund ta thyeni veshje duke përzier ngjyra të ndryshme.

Një kombinim tipik i sezonit pranverë verë 2018 është me ngjyrë rozë, sidomos në nuancat e saj më të gjalla. Gjithmonë klasike është përzierja me të zeza, siç është propozuar nga Giorgio Armani, ose përdoret si një element në printime. Për të eksperimentuar janë edhe hijet e errëta, siç është propozuar nga Roberto Cavalli dhe Etro./Tgcom24/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDallim i qartë mes ndihmës ekonomike dhe punësimit
Artikulli tjetërSHBA – Guterres: Po shkojmë drejt një situate të ngjashme me periudhën e Luftës së Ftohtë