VARNA – Mbledhje mes krerëve të Bashkimit Europian dhe presidentit turk Erdogan për të biseduar mbi marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.
MOSKË – Presidenti rus, Vladimir Putin takohet me emirin e Katarit, Tamim ben Hamad al Thani.
ATHINË – Ishi-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, kritik i masave shtrënguese në BE, njoftoi krijimin e partisë së tij, MeRA25, e sapo krijuar në skenën politike greke.
NJU JORK – Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton situatën në Lindjen e Mesme ndërkohë që SHBA-ja vazhdon të përgatisë planin e saj të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
JERUZALEM – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, më pas me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Jeruzalem dhe Ramallah./G.S/






















