Ballina Bota

SPORT – Formula 1 – Vettel triumfon në Australi

MELBURN, 25 mars /ATSH-AFP/ – Gjermani Sebastian Vettel (Ferrari) fitoi sot Çmimin e Madh të Australisë, sfida e parë për sezonin 2018, duke dalë para favoritit britanik Lewis Hamilton (Mercedes), i cili u nis i pari në pistën “Albert Park” në Melburn.

Bëhet fjalë për suksesin e 48-të në karrierën e Vettel, i cili kishte fituar edhe vitin e kaluar në Australi duke kaluar Hamiltan. Ndërsa finlandezi Kimi Raikkonen (Ferrari) doli në vend të tretë.

Vendin e katërt e zuri “Red Bull” me Daniel Ricciardo ndërsa Fernando Alonso me “MecLaren” doli në vend të pestë.  Më pas vijuan Max Verstappen (Red Bull), Nico Hulkenberg (Renault), Valtteri Bottas (Mercedes), Stoffel Vandoorne (McLaren) dhe Carlos Sainz Jr (Renault)./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Obama: Koreja e Veriut është një kërcënim real, duhet më shumë bashkëpunim
Artikulli tjetërFOTO/ Task-Forca ndërpret lidhjet e paligjshme me rrjetin kryesor të ujit