– Kthimi i orës së verës largon një orë gjumë, por na japë ditë më të gjata –
TIRANË, 25 Mars/ATSH/.- Me pranverën afrohet edhe ndryshimi i orës: mesnatën e sotme më 25 mars, u kthye ora e verës ose siç quhet ndryshe “ora ligjore”. Ndryshimi u bë në orën 2.00, kur akrepat kapërcyen direkt në 3.00.
Ndryshimi i orës ka disa disavantazhe për mirëqenien tonë.
Trupi ynë mund të ndiejë ndryshimin. Sipas disa studimeve, fëmijët dhe të moshuarit do të ishin më të prekurit nga ndryshimi.
Përveç se një orë e gjumit që humbet në të njëjtën natë të ndryshimit të orës, pjesa tjetër jona mund të ndjejë ndryshimin edhe në ditët në vijim: sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, do të flihet më pak dhe cilësia e gjumit do të jetë më e ulët, në periudhat e kalimit nga koha standarde në atë ligjore dhe anasjelltas. Ndryshimi në kohë përfshin një rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, e cila gjithashtu ndikon në aftësinë tonë për t’u përqendruar.
Si ta përballosh ndryshimin e orës?
Për shembull, përfitoni nga ditët që na ndajnë nga kthimi i orës diellore për t’i përdorur për të shkuar në shtrat më herët se zakonisht, mund të jetë një ndihmë e madhe për të ndihmuar orën tonë biologjike dhe të kemi më pak probleme që të na zërë gjumi. Në përgjithësi, edhe në këtë rast një mënyrë jetese e shëndetshme e bën dallimin. Përqendrohuni në aktivitetin fizik dhe të ushqyerit e shëndetshëm: sidomos në mbrëmje është më mirë të zgjidhni një darkë më të lehtë.
Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike. Ora verore do të ndryshojë sërish mes të shtunës 27 dhe të dielës 28 tetor 2018./k.s/ /a.g/























