Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/3/2018

LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May mbledh sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për çështjen e ish-agjentit të helmuar rus.

BRUKSEL – Ministrat e Çështjeve Europiane të BE-së mblidhen sot për të diskutuar për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe pas Brexit.

BRUKSEL – Zgjidhet presidenti i ri i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian pas dorëheqjes së Giannni Pittella.

PRISHTIË – Parlamenti i Kosovës mblidhet për të shqyrtuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi.

UASHINGTON – Princi trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane zhvillon një vizitë në Uashington, i cili do të pritet nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

UASHINGTON – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier është në Uashington për të diskutuar tarifat doganore të presidentit Trump.

RIAD – Arabia Saudite organizon një forum ekonomik për gratë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 20 Mars 2018
Artikulli tjetërKosovë-Pranvera vjen me dëborë