TIRANE, 15 Mars /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Reshje shiu të izoluara në pjesën Veriore deri në mesditë dhe në orët e mbrëmjes në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-20m/sek, erë intensive gjatë pasdites dhe me rrahje në bregdet. Deti i forcës 6 me lartësi dallge 5.0metër. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve. Sipas Shërbimit Meterologjik temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
Temperaturat:
Vendet malore 1°/15°C
Vendet e ulta 5°/21°C
Vendet bregdetare 7°/19°C /e.malaj/ /a.g/























