Ballina Bota

GREQI – Mbretëresha Sofia e Spanjës në një vizitë në Kretë

ATHINË, 15 mars /ATSH-ANA-MPA/ –  Mbretëresha Sofia e Spanjës, bashkëshortja e mbretit Huan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në vitin 2014, ka planifikuar të vizitojë në një të ardhme të afërt ishullin e Kretës, njoftoi ambasadori i Spanjës në Greqi, Enrique Viguera gjatë një takimi dje me guvernatorin rajonal, Stavros Arnaoutakis.

Diplomati spanjoll njoftoi se familja mbretërore do të marrë pjesë në ceremoninë e 40- vjetorit të themelimit të Universitetit të Kretës dhe gjithashtu do të vizitojë zona arkeologjike.

Duke folur rreth takimit të tij me guvernatorin, Arnaoutakis,  ambasadori spanjoll tha se kjo kishte qënë vizita e tij e parë në Kretë, pas emërimit si ambasadori i Spanjës në Greqi./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia destinacioni me plazhet më të mira në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit
Artikulli tjetër2620 ha tokë e përmbytur në Shkodër, FA në ndihmë të banorëve