PEKIN – Asambleja Kombëtare Popullore synon të krijojë një agjenci kombëtare të luftës kundër korrupsionit.
LONDËR – Theresa May i drejtohet Parlamentit për përgjigjen britanike ndaj helmimit të një ish-agjenti rus në territorin e saj më 4 mars.
BERLIN – Deputetët gjeramnë pritet të zgjedhin Angela Merkel kancelare për një mandat të katërt, duke i dhënë fund katër muaji ngërç politik.
SEBASTOPOL – Vladimir Poutine zhvillon një vizitë në Krime vetëm katër ditë larg presidencialeve.
MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov takohet me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.
BRUKSEL – Komisioneri europian i ngarkuar me Çështjen e Migracionit, Dimitris Avramopoulos do të prezantojë një propozim reformë të politikës europiane për vizat afatshkurtër.
HELSINKI – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk takohet për Brexit me kryeministrin finlandez Juha Sipila.
STRASBURG – Debat në Parlamentin Europian mbi të ardhmen e Europës.
VOLFSBURG – Konferencë për shtyp vjetore e markës “Volkswagen”/
/G.S/























